Roland Bejko: Sot qytetarët duhet të çlirojnë Tiranën nga krimi, politika dhe oligarkia financiare

Politikë | 3 vite më parë

Kandidati i Partisë Demokratike, Roland Bejko i cili kandidon për kreun e bashkisë së Tiranës kërkoi që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës për të çliruar sipas tij, kryeqytetin nga krimi, politika dhe oligarkia financiare.

“Sot është një ditë kur qytetarët duhet të shprehen për Tiranën dhe për ekipin që do të drejtojë bashkinë e Tiranës.

Është një ditë e madhe për demokracinë vendore dhe një vend ka aq demokraci sa ka demokraci vendore. Prandaj të drejtën e votës qytetarët duhet ta ushtrojnë sot masivisht.

Është rasti sot që nëse qytetarët janë të mërzitur nga klasa e vjetër politike dhe që Tirana ka rënë në duart e një pakice oligarkësh, të cilët menaxhojnë të gjitha fondet publike të Tiranës të cilët menaxhojnë pronat dhe menaxhojnë bizneset e rëndësishme duke iu zënë frymën bizneseve të vogla e të mesme por edhe bizneseve të mëdha që punojnë me rregullat e konkurrencës, kjo është dita që qytetarët e Tiranës të shprehen kundër tyre.

Nëse ata binden për ato që ne kemi thënë përgjatë fushatës elektorale sot është dita të refuzojnë kapjen e tregut të Tiranës nga krimi, politika dhe oligarkia financiare. Qytetarët duhet t’i japin frymëmarrje Tiranës”, është shprehur Bejko.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme