Zgjedhjet vendore në Lezhë, 285992 qytetarë me të drejtë vote

Qarku i Lezhës me 3 bashkitë e saj Lezhën, Kurbinin e Mirditën premton garë të fortë ndërmjet socialisteve dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Beteja kryesore është përqëndruar në Bashkinë bregdetare të Lezhës ku garon kryetari aktual Pjerin Ndreu nga socialistët dhe mjeku Pashk Gjoni për siglen “Bashkë Fitojmë”.
Në këtë bashki janë të regjistruar 90 517 votues që do tu drejtohen 126 qendrave të votimit. Në këtë bashki janë dy ZAZ ato me numër 12 dhe 13. Numri më i madh i votuesve është i shpërndarë në 9 njësitë administrative dhe përbëjnë 71.65%, ose 64 857 votues, ndërsa pjesa tjetër 28.35% ose 25 660 votues i përkasin qytetit të Lezhës.
Në Bashkinë Kurbinit, kandidojnë për një mandat të dytë kryetarja aktuale Majlinda Cara për Partinë Socialiste dhe përballë është kandidati i “Bashkë Fitojmë” Behar Haxhiu.
Në 74 qendrat e votimit të ngritura për zgjedhjet e kësaj të diele kanë të drejtë vote 58 574 qytetarë për 4 zonat e kësaj bashkie.
71.38 % e këtyre votuesve janë të vendosur ne qytetet e Laçit dhe Mamurrasit, ndërsa 28.62% e votuesve janë në dy njësitë administrative Milot dhe Fushë- Kuqe.
Mirdita është bashkia me numrin më të vogël të votuesve, dhe për zgjedhjet e 14 majit janë të regjistruar 27 698 votues ku janë ngritur 48 qendra votimi.
Vëmendja më e madhe është në qytetet e Rrëshenit dhe Rubikut pasi ato përbëjnë 67.48 % ose 18 686 votues, ndërsa pjesa tjetër do të votojë në 3 njësitë administrative Fan, Kthellë dhe Orosh.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




