Zgjedhjet lokale/ Voton Presidenti Begaj, thirrje qytetarëve: Ushtroni të drejtën tuaj që pushteti i votës të bëjë ndryshimin

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar, ku nga qendra e votimit në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjës” në kryeqytet ka hedhur votën për kryetarin e bashkisë dhe anëtarët e këshillit Bashkiak.
Presidenti dha edhe një mesazh për qytetarët, duke i kërkuar që të votojnë, në mënyrë që vota e tyre të bëjë ndryshimin.
“Ushtrova detyrën time si qytetar. Çdo shtetas i Shqipërisë me të drejtë vote, sot ka ditën që të dëgjohet, që vota e tij të lexohet, fuqia dhe pushteti i votës së tij të bëjë ndryshim. Këto votime nuk janë të partive politike, por të qytetarëve dhe duhet t’i shërbejnë qytetarëve”, tha Begaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




