PR mbyll fushatën, Mediu: Vetëm qytetarët mund ta largojnë të keqen me 14 Maj

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka mbyllur fushatën elektorale në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit. Në një konferencë shtypi përballë gazetarëve, Mediu iu kërkoi votën qytetarëve, në mënyrë të tillë që ata të marrin në dorë fatin e tyre.
Mbi 800 mijë shqiptarë, janë larguar nga Shqipëria për shkak të kësaj qeverie, për shkak të varfërisë, të pasigurisë dhe mungesës së shpresës shtoi ne fjalen e tij kryetari I PR, Fatmir Mediu.
Mediu u beri thirrje qytetarëve që vetëm duke votuar në datën 14 maj mund t`a largosh të keqen duke u bashkuar më gjithë shqiptarët e mirë.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




