Prezantimi i kandidatit për Malësinë e Madhe/ Rama: S’i ndajmë qytetarët në socialistë e demokratë

Gjatë prezantimit të kandidatit për kryetar bashkie të Malësisë së Madhe, kryeministri Edi Rama theksoi se kur vjen çështja te shërbimi ndaj qytetarëve, ata s’mund të ndahen në socialist dhe demokratë.
“Për ne nuk ka demokratë dhe socialistë kur është puna për të bërë detyrë, por ka qytetarët”, u shpreh ai.
Sipas tij, Shqipëria gjendet në një kthesë të madhe dhe nuk ka qenë ndonjëherë më e respektuar në tryezat ndërkombëtare se sa sot.
“Shqipëria gjendet në një kthesë të madhe, dhe e ka të domosdoshme të ecë përpara dhe të mos kthehet kurrë më mbrapa. Shqipëria kurrë s’ka qenë me e respektuar në sytë e botës. Nuk ka qenë më e barabartë në tryezë me më të mëdhenjtë e botës”, tha ai.
Rama shpjegoi edhe lidhjen e tij të ngushtë që ka me veriun duke iu përgjigjur edhe akuzave se nuk ka investuar për veriun.
“Unë s’kam si të mos e dua veriun, sepse unë një pjesë të gjakut e kam nga veriu. Gjyshja ime është nga Shkodra, dhe me traditën e Shkodrës jam rritur”, shtoi Rama.
Ai shtoi se Malësia e Madhe nuk ka kthim mbrapa në zhvillimin e saj “në 14 maj Malësia e madhe nuk do bëjë gabime që s’i ka bërë kurrë”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



