Bejko: Arsimimi, prioriteti ynë kryesor! Çerdhet dhe kopshtet jo më larg se 15 minuta nga vendbanimi i fëmijëve

Politikë | 4 vite më parë

Kandidati i Partisë Demokratike, Roland Bejko, në një takim me mësues, ka prezantuar programin e tij për arsimin. Ai u shpreh se arsimi është prioritet në programin e tij, teksa tha se, sipas programit të tij, kopshtet dhe çerdhet jo më tepër se 15 minuta larg shtëpisë, dhe kjo do të realizohet në bazë të hartës së }erdheve dhe kopshteve sipas rrezes së vendbanimit të fëmijëve.

Po ashtu, ai shtoi se do të ndërtohen 10 çerdhe dhe kopshte të reja në mënyrë të balancuar midis qendrës së qytetit dhe lagjeve periferike, në mënyrë që ti vihet në ndihmë njerëzve që punojnë.

Një tjetër pikë ku u ndal Bejko ishte edhe ngrohja në shkolla, ku u shpreh se ata synojnë të instalojnë panele diellore në kopshte e çerdhe, aty ku është e mundur, në mënyrë të sigurojnë ngrohje të vazhdueshme fëmijëve përgjatë muajve të ftohtë.

“Arsimi është një prioritet për ekipin tonë! Për këtë arsye në takimin me pedagogë të njohur ndamë vizionin tonë për arsimin në krye të Bashkisë Tiranë, por morëm edhe sugjerime me shumë vlerë. Shërbimi ¨15 min larg shtëpisë¨ bazuar në Hartën e Çerdheve dhe Kopshteve sipas rrezes së vendbanimit të fëmijëve do të sillte shpërndarje të kontrolluar të numrit të fëmijëve në to dhe marrja e ambienteve me qira është zgjidhje emergjente, krahas ndërtimit të çerdheve dhe kopshteve të reja. Do te ndërtohen 10 çerdhe dhe kopshte të reja në mënyrë të balancuar midis qendrës së qytetit dhe lagjeve periferike duke u ardhur në ndihmë njerëzve që punojnë.

Nga këto kopshte dhe çerdhe, dy prej tyre do të jenë domosdoshmërish të vendosura pranë zonës industriale të autostradës Tiranë-Durrës ku prindërit që punojnë në këtë zonë do ta kenë më të lehtë të çojnë dhe të marrin fëmijët e tyre. Shqipëria me pozicionin e saj gjeografik ku dielli është prezent 76% në vit ose 280 ditë në vit na fton të përfitojmë nga gjithë kjo energji alternative, duke përdorur Panele Diellore për energji dhe ngrohje. Kudo ku të ketë mundësi në kopshtet dhe çerdhet e qytetit do të instalohen Panele Diellore që do t’u mundësojnë vogëlushëve ujin e ngrohtë dhe ngrohje konstante gjatë muajve të dimrit”, tha Bejko.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme