Komisioni Rregullator miraton udhëzuesin për mënyrën e raportimit financiar gjatë fushatës zgjedhore

Politikë | 4 vite më parë

Raportimet për shpenzimet e partive politike, të kandidatëve për kryetarë bashkishë, si dhe të këshilltarëve bashkiakë, në fushatën për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, kanë qenë të enjten në qendër të punës së KQZ-së.

Për këtë qëllim, Komisioni Rregullator miratoi udhëzuesit për mënyrën e raportimit financiar gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.

Ky vendim kishte si qëllim përcaktimin e një përmbledhjeje të bazës ligjore dhe kërkesave që rregullojnë financimin e fushatës zgjedhore për partitë politike/subjektet zgjedhore, kandidatët për kryetar bashkie, kandidatët e listave shumemërore, si dhe kandidatët e propozuar nga zgjedhësit, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.

“Gjithashtu, jep udhëzime për mënyrën e plotësimit të formularit tip të raportimit të financimit të fushatës zgjedhore nga partitë politike, kandidatët për kryetar bashkie, kandidatët e listave shumemërore, si dhe kandidatët e propozuar nga zgjedhësit. Nëpërmjet shembujve konkret pasqyrohet mënyra e saktë e plotësimit të formularëve tip të raportimit financiar të fushatës zgjedhore nga partitë politike, kandidatët për kryetar bashkie, kandidatët e listave shumemërore, kandidatët e propozuar nga zgjedhësit, si edhe afatet e dorëzimit.”- thuhet në njoftimin për shtyp.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme