14 maji/ Basha mbështet kandidatin e PD-së, Roland Bejko në hapjen e fushatës për garën e Tiranës

Politikë | 4 vite më parë

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë në mbëshetje të kandidatit Roland Bejko për Tiranën të grupit politik të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

Megjithëse, Basha ka qëndruar në hije që pas tërheqjes së tij nga drejtimi i Partisë Demokratike, ai sot është rishfaqur sërish duke deklaruar haptaz mbështetjen për kandidatin Roland Bejko, i cili garon përballë kandidatëve të tjerë si Erion Veliaj nga radhët e Partisë Socialiste dhe Belind Këlliçi nga radhët e grupit politik të Sali Berishës.

“Takimi hapës i fushatës zgjedhore për kandidatin e Partisë Demokratike për bashkinë Tiranë, Roland Bejko, si dhe për listën e këshiltarëve të bashkisë”, shkruan Basha në publikimin e tij në rrjetin social, në Facebook, shoqëruar edhe me videon nga hapja e fushatës së kandidatit Roland Bejko.

I pyetur në fund të muajit mars, se a do të jetë i angazhuar përgjatë fushatës elektorale, Basha e aprovoi këtë gjë kur deklaroi se do të jetë pjesë e fushatës për zgjedhjet e 14 majit. Ndërsa u shpreh se fajtori i vetëm për përçarjen e PD-së është Sali Berisha.

“Përgjegjës është ai që ka përçarë PD. Nuk kam më asnjë koment tjetër për sot. Patjetër që do të jem pjesë e fushatës në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh Basha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme