Berisha prezanton kandidatin për Bashkinë e Roskovecit: Ulim barrës fiskale ndaj bizneseve

Ish-kryeministri, Sali Berisha prezantoi Erdit Hazizajn si kandidat për bashkinë në Roskovec. Ndërsa kërkoi votën e qytetarëve për Erdit Hazizajn, Berisha premtoi taksa të ulëta dhe ulje të barrës fiskale ndaj bizneseve.
“Vendosim dinjitetin e tyre, vullnetin e tyre në piedestalin që meriton. Unë ju garantoj ju se Erdit Hazizaj, me përkushtim të madh, me ndershmëri, aftësi do të bëjë çdo gjë për të ndryshuar jetën tuaj, për të përmirësuar kushtet e jetës tuaj. Do të përdorë me transparencë të plotë para secilit prej jush, çdo qindarkë të taksave tuaja.
Do të bëjë gjithçka në përputhje me programin e partisë që i përket, për suksesin e femrave dhe të biznesit në këtë bashki. Ne jemi parti e taksave të ulëta, ndaj dhe me fitoren e tij, barra fiskale për të gjitha bizneset në këtë zonë, do të pësojë rënie shumë të madhe“, tha Berisha.
Sipas Berishës, kandidatja e Majlinda Bufi e PS-së jo vetëm nuk përballet dot me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” por duhet të ndiqet penalisht.
“Po dole në debat me Erditin të dalin llogaritë ku fusje pensionet e invalidëve dhe ia mbathje për në Antalia, kurse hallexhinjtë numëronin kafshatat. Nuk del dot. Je simotër siameze me Olta Xhaçkën, ti me drogën, ajo me drogën. Të ndjek ai nipi i burrit, që ishte dhe shoferi yt, që shkoje dhe e nxirrje. Është droga që të rikandidon ty. Nuk ke vend fare këtu, më mirë mos kandido dhe jep dorëheqjen. Këta ku t’i kapësh njëlloj dalin. Burri i saj bos kryesor i drogës, ajo çonte drogën me pasaportë diplomatike. Sekt si këta nuk ka”, u shpreh ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



