Kroacia ekspertizë teknike konkrete për integrimin e Shqipërisë në BE

Kroacia do të ndihmojë Shqipërinë me ekspertizë konkrete për integrimin e saj në Bashkimin Europian. Kështu ka deklaruar ministrja e Jashtme Olta Xhaçka në një konferencë të përbashkët me homologun kroat Gordan Grlik Radman.
Ministrja Xhaçka bëri me dije se rritja e bashkëpunimit dypalësh zuri një vend të rëndësishëm në takimin e mbajtur më herët me homologun kroat, ndërsa theksoi se është diskutuar gjithashtu dhe realizimi për herë të parë i takimit të përbashkët të dy qeverive.
“Kroacia do vazhdojë të jetë mbështetëse e procesit tonë të integrimit, jo vetëm politikisht por dhe me ekspertizë teknike konkrete.
Diskutuam për procesin e integrimit dhe më lejoni t’iu kujtoj se kryeministri Rama i ka kërkuar homologut, ndihmën e ekspertëve negociator për procesin tonë Rritja e bashkëpunimit dypalësh zë vend të rëndësishëm.
Ekziston dialog intensiv politik, diskutuam edhe për një numër aktivitetesh që mund të organizohen për herë të parë, si takimi i përbashkët i dy qeverive.
Organizim i këtyre takimeve me disa nga vendet tona fqinje.
Sugjeruam mbajtjen e takimit të 6-të të Komisionit të Përbashkët ekonomik dhe forumit të biznesit”, tha Xhaçka.
Po ashtu, edhe ministri kroat Radman shprehu gatishmërinë e Kroacisë për të mbështetur me ekspertizë teknike konkrete për Shqipërinë për të realizuar transmetimin e njohurive të saj për integrimin në BE.
“Siguria në fushën e enegjisë, ndërlidhjes, infrastruktura, dinamika rajonale, bashkëpunimi, të gjitha këto janë në qendër të rrethanave aktuale
Kemi patur lidhje të shkëlqyera dhe të forta. Më lejoni të theksoj gjatë çdo takimi këtu në Shqipëri, Kroacia ka mbështetur dhe do vijojë, rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së. Do ndihmojmë në negociatat e anëtarësimit që ato të ecin me ritëm të shpejtë.
Jemi gati të ofrojmë mbështetje teknike për Shqipërinë për të realizuar transmetimin e njohurive të saj për integrimin e Shqipërisë në BE“, tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




