14 maji/ Berisha: Informova Glover për përpjekjet për ta lënë vendin pa opozitë

Politikë | 4 vite më parë

Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim me shefen e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, Audrey Glover. Berisha bën me dije se dështimet sipas tij për ta lënë vendin pa opozitë si edhe vendosmëria për të çuar përpara proçesin elektoral si ishin pjesë e diskutimeve.

“Mendoj se zonja Glover ishte te ne një takim për t’u informuar mbi pikëpamjet, faktet dhe zhvillimet sipas PD të këtyre zgjedhjeve në Shqipëri. Ne paraqitëm të gjithë problematikën që e konsiderojmë shumë të rëndësishme për një proçes zgjedhor normal”, bën të ditur Berisha.

Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, Audrey Glove takoi më herët në selinë e Partisë së Lirisë Ilir Metën ku  mbarëvajtja e procesit zgjedhor të 14 majit si dhe zhvillimi i një fushate dinjitoze nga kandidatët e të gjitha partive ishin pjesë e diskutimeve. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme