Celibashi vendos ndalimin e zhvillimit të 8 veprimtarive me karakter publik të Bashkisë Tiranë

Politikë | 4 vite më parë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, pasi ka marrë në shqyrtim çështjen administrative me subjekt Bashkia Tiranë, ka konstatuar të shtunën se, aktivitetet e raportuara nga ky institucion publik, me pjesëmarrjen e personave partiakë, në kuadër të fushatës zgjedhore, “përbëjnë veprimtari të ndaluara, në bazë të “Kodit Zgjedhor””.

Nisur nga kjo, ai ka urdhëruar ndalimin e zhvillimit të veprimtarive publike me temë:

a) “Event tematik me banorët e njesisë nr. 3, në kuadër të fushatës zgjedhore”, me vend zhvillimi: Njesia 3, me datë zhvillimi: 17.4.2023, ora 17.00,

b) “Takim me Deputetët dhe Anëtarët e rinj të KB”, me vend zhvillimi: “Selia PS”, me datë zhvillimi 17.4.2023, ora 17:30,

c) “Event tematik me banorët e njesisë nr. 8, në kuadër të fushatës zgjedhore”, me pjesëmarrës: “Kryetari Bashkisë, deputeti dhe pjesëmarres të tjerë”, me vend zhvillimi: Njesia 8, me datë zhvillimi: 19.4.2023, ora 18.00,

ç) “Event tematik me banorët e njesisë nr. 12, në kuadër të fushatës zgjedhore”, me vend zhvillimi: Njesia 12, me datë zhvillimi: 19.4.2023, ora 18.00,

d) “Event tematik me banorët e njesisë nr. 13, në kuadër të fushatës zgjedhore”, me vend zhvillimi: Njesia 13, me datë zhvillimi: 20.4.2023, ora 18.00,

dh) “Event tematik me banorët e njesisë nr. 14, në kuadër të fushatës zgjedhore”, me vend zhvillimi: Njesia 14, me datë zhvillimi: 21.4.2023, ora 16:30,

e) “Event tematik me banorët e Rrogozhinës dhe Kavajës, në kuadër të fushatës zgjedhore”, me vend zhvillimi: Kavajë, Rrogozhinë, me datë zhvillimi: 22.4.2023, ora 10.00,

ë) “Event tematik me banorët e Kamzës dhe Vorës, në kuadër të fushatës zgjedhore”, me vend zhvillimi: Kamëz, Vorë, me datë zhvillimi: 22.4.2023, ora 17.00 2.

Institucionet publike, qendrore dhe vendore, si dhe agjencitë dhe/ose ndërmarrjet shtetërore, janë të detyruara të raportojnë në KQZ të gjitha veprimtaritë me karakter publik që planifikojnë të zhvillojnë në periudhën katër muaj para datës së zgjedhjeve deri ditën e zgjedhjeve.

Në rast se KQZ-ja, kryesisht ose me kërkesë të të tretëve, konstaton nga informacioni, se veprimtaria mund të përbëjë keqpërdorim të burimeve shtetërore, atëherë ajo urdhëron ndalimin e zhvillimit të saj.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, nga të dhënat e paraqitura në raportim ka konstatuar se, aktivitetet e raportuara nga institucioni publik, Bashkia Tiranë, me pjesëmarrjen e personave partiakë, në kuadër të fushatës zgjedhore, përbëjnë veprimtari të ndaluara.

Komisioneri ka njoftuar edhe Autoritetin e Mediave Audiovizive, që të mos lejojë transmetimin apo pasqyrimin në rubrikat e lajmeve apo ato që mbulojnë fushatën në radio dhe televizione të këtyre aktiviteteve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme