14 maji/ Escobar në Tiranë: Të zbatohen rekomandimet e ODIHR-it. Kandidatë me integritet në zgjedhje

Politikë | 4 vite më parë

I dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar mbërriti sot në Tiranë teksa është takuar me presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Jashtme, Olta Xhaçka.

Ambasada amerikane ka evidentuar takimet e Escobarit me krerët e shtetit shqiptar duke theksuar se në këto takime është nënvizuar rëndësia e zgjedhjeve vendore të 14 majit dhe nevojën e zbatimit të rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it.

Gjithashtu, Escobar ka kërkuar që kandidatët për kryetarë bashkie të përmbushin kërkesat e ligjit dhe pritshmëritë politike.  

“Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA për Çështjet Europiane dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, mbërriti sot në Tiranë për takime me Presidentin Begaj, Kryeministrin Rama, Ministren e Jashtme Xhaçka dhe udhëheqës të tjerë.

Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar do të nënvizojë rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme vendore në Shqipëri, nevojën për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe nevojën që partitë politike dhe liderët të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit si dhe pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë.

Ai do të diskutojë gjithashtu bashkëpunimin SHBA-Shqipëri për përparësitë rajonale dhe globale, përfshirë refuzimin e pushtimit rus të Ukrainës”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme