Fushata e 14 Majit, Veliaj: “Ne mbjellim pemë dhe bashkëpunim, jo sherr dhe përçarje”!

Politikë | 4 vite më parë

Nga “Parku Europa” pranë sheshit Skënderbej, kryebashkiaku, Erion Veliaj, mbolli pemët e Qarkut të Tiranës, në shenjë simbolike për nisjen e fushatës për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Veliaj tha se këtë fushatë Partia Socialiste do të mbjellë vetëm pemë dhe bashkëpunim, dhe jo sherr e përçarje.

“Përshëndetje nga gjithë grupi i Tiranës! Filluam me 5 pemët e para për 5 bashkitë tona dhe do sigurohemi që në të gjitha Bashkitë e Qarkut të lëmë më shumë gjelbërim, më shumë dashuri, më shumë bashkim. Këta mbjellin sherr, ne do të mbjellim vetëm pemë dhe bashkëpunim me gjithë shokët dhe shoqet”, tha Veliaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme