Paga mesatare 900 euro, mesazhi i deputetes së PS-së për opozitën: Votoni ligjin

Politikë | 4 vite më parë

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti i kërkoi opozitës të miratojë ligjin për rritjen e pagave, ku paga mesatare llogaritet deri në 900 euro.

Në një intervistë për emisionin “Pa Censurë” në RTSH, anëtarja e Komisionit te Ekonomisë vlerësoi se vendimi i qeverisë vjen në kohën e duhur, pas reformave kryesore që kanë shëndoshur ekonominë dhe përballimit me sukses të 3 krizave, tërmetit, pandemisë dhe inflacionit të luftës në Ukrainë.

“Shpresoj shumë që opozita ta miratojë. Ne po adresojmë shqetësimin për të ardhurat e qytetarëve, një problematikë shumë e madhe kjo, prandaj opozita duhet që ta votojë ligjin. Politika duhet të bëhet bashkë, përsa kohë vendimarrja që ne kemi përpara ka të bëjë me të gjithë qytetarët, që nuk ndahen në të opozitës dhe të maxhorancës”- u shpreh deputetja e PS, Blerina Gjylameti.

Por a është qeveria Rama mbrapa qeverisë Berisha, i cili e mbidyfishoi pagën mesatare brenda 8 viteve? Blerina Gjylameti vuri në dukje se rritja në kohën e Berishës u shoqërua me rritjen e borxheve, duke i lënë qeverisë Rama  një borxh te madh të fshehur, sistem energjitik në krizë dhe skemë të falimentuar pensionesh.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme