Zgjedhjet vendore/ KQZ miraton nesër renditjen e kandidatëve në fletën e votimit

Politikë | 4 vite më parë

 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë ditën e nesërme seancën për miratimin e rezultatit të shortit që do të përcaktojë renditjen e kandidatëve për kryetarë bashkie në fletën e votimit për zgjedhjet e 14 majit.

Miratimi i rezultatit të shorti për përcaktimin e renditjes së kandidatëve për kryetarë bashkie do të jetë për bashkinë Tiranë, Kamëz, Lushnjë, Durrës, Elbasan, Berat, Fier,  Vlorë, Korçë, Lezhë dhe Shkodër.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve seanca do të mbahet ditën e nesërme në mesditë, në orën 12:00.

“Për miratimin e rezultatit të shortit për përcaktimin e renditjes së kandidatëve për kryetar bashkie në fletën e votimit, për bashkitë Tiranë, Kamëz, Lushnjë, Durrës, Elbasan, Berat, Fier, Vlorë, Korccë, Lezhë, Shkodër në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”, thuhet në njoftimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme