Meta: Shqipëria, me 14 maj,  duhet të dalë nga rrethi vicioz ku e futi Rilindja

Politikë | 4 vite më parë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, që vendi ynë mund të shikojë edhe opsionin për të dalë nga juridiksioni i Arbitrazhit.

Nga Vora, ku po bëhet prezantimi i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet lokale të 14 majit, Indrit Hoxha, Meta u shpreh se Shqipëria duhet të dalë një herë e përgjithmonë nga rrethi vicioz ku e futi Rilindja përmes kapjes së shtetit.

“Kosova fitoi për të tretën herë Arbitrazhin ndërkombëtar. I papërgjegjshmi kërkon që të dalim nga juridiksioni. Shqipëria, me 14 maj,  duhet të dalë një herë e përgjithmonë nga rrethi vicioz ku e futi Rilindja”,- tha Meta në fjalën e tij.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme