Meta: Rama mashtroi me shëndetësinë falas. Tirana ka të njëjtat qendra shëndetësore si para viteve ’90

Politikë | 4 vite më parë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një tryezë për shëndetësinë, deklaroi se realiteti në vendin tonë është shumë dramatik, teksa shtoi se Tirana e sotme ka të njëjtin numër Qendrash Shëndetësore dhe Poliklinikash si para viteve 90, kur kryeqyteti nuk kishte më shumë se 165 mijë banorë.

Duke iu referuar më tej periudhës së COVID-19, Meta u shpreh se  pandemia nxori në pah ç’organizimin e plotë të sistemit shëndetësor dhe propagandën e Edi Ramës dhe qeverisë.

“Shqipëria u përball me një situatë shumë të rëndë siç ishte Covid19. Kjo situatë e vuri në një provë të fortë sistemin shëndetësor, duke evidentuar shume qartë problemet tepër te mëdha që ai ka.

Sot shqiptarët e kanë shumë të qartë që kanë një kryeministër që ka mashtruar në mënyrë të pacipë me Shëndetësinë, duke ulëritur për shëndetësinë falas, ndërkohë që pandemia i përballi shqiptarët me pagesa marramëndëse, që i futën në borxhe shumë të vështira për ta, kur mundësitë për ti ndihmuar qytetaret nuk mungonin. Por Edi Rama zgjodhi te vazhdonte vjedhjen me koncesionet dhe tenderat sekrete edhe ne kohen e Pandemise”, tha Meta.

Zgjidhjen për këtë gjë, Kreu i Partisë së Lirisë e sheh te zgjedhjet vendore të 14 majit. Sipas tij, është momenti për të marrë në dorë dhe transformuar shëndetësinë.

“Ndaj sot është koha më shumë se kurrë më parë, për të marrë në duar dhe për të transformuar shendetesine e në rradhë të parë atë që është zemra e sistemit, mjekët dhe infermierët, me pagesa më të mira, dhe së dyti, duke financuar në mënyrë dinjitoze sistemin shëndetësor, që ai të ketë infrastrukturën dhe të gjithë teknologjinë e nevojshme për të trajtuar në mënyrë profesionale shëndetin e popullit shqiptar”, shtoi Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë ka thënë më tej se pas fitores së 14 Majit, do të ndryshojë pasqyra se si shëndetësia do të shihet nga qeveria. Meta premtoi rritjen e buxhetit të shëndetësisë në të paktën 5 % të GDP, eliminimin e plotë të kontrabandës dhe furnizimin me barna 100% të sigurta të certifikuara nga institucionet Europiane të Barnave, si dhe barna falas për pensionistët.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme