Rama bën një hap pas, qeveria pezullon “pasaportat e arta”

Politikë | 4 vite më parë

Qeveria pezullon procesin e pasaportave të arta. Pas ndërhyrjes së Bashkimit Europian qeveria Rama bën një hap pas.

“Pasaportat e arta”, kemi pezulluar procesin deri kur të sqarohet në nivel europian qëndrimi. Nuk e shpikëm e morëm  nga vendet e BE-së. Nuk do ta nxjerrim këtë iniciativë në tavolinë pa marrë vendim gjykata europiane. Nëse gjykata europiane do të vendosë kundër çështja është e mbyllur, nëse gjykata europiane vendos pro, atëherë është në zgjedhjen e vendeve” deklaroi kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell dhe kryekomisionerit Oliver Varhelyi.

Ky vendim duket se u mirëprit dhe nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell.

 Patëm mundësi të mirëpresim deklaratën e kryeministrit se skema e pasaportave të arta nuk do të ndiqet më tej dhe kemi trajtuar çështje të tjera si  polarizimi i mjedisit politik në vend”, tha Borrell në konferencë.

Lajmi vijon

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme