Berisha paralajmëron: Nesër do komunikohen zhvillime të reja brenda koalicionit

Politikë | 4 vite më parë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije se Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka marrë një vendim lidhur me koalicionin PD-së së Rithemelimit me kreun e Partisë së Lirisë. Berisha ka paralajmëruar se ky koalicion do të njohë zhvillime të reja, ndërsa theksoi se pikërisht ky koalicion do të jetë tmerri i Kryeministri Edi Rama.

“Ka një vendim të Këshillit Kombëtar të PD. PD hyn në këto zgjedhje në koalicion. Ka një koalicion me Ilir Metën, të parin fare, sipas të cilit, Partia e Lirisë angazhohet të mbështesë kandidatët tanë në të gjithë Shqipërinë. Ky koalicion do njohë zhvillime të tjera të reja dhe do komunikohen nesër zhvillimet e reja të këtij koalicioni. Ne jemi të bindur se koalicioni është tmerri i Edi Ramës. Edi Rama është i tmerruar nga këto zgjedhje”, tha Berisha.

Më tej, ai u ndal te vendimi i KQZ-së për mosregjistrimin e PD-së së Rithemelimit në zgjedhjet vendore të 14 Majit, Berisha u shpreh se në asnjë ligj dhe Kuhstetutë nuk ekziston që zyrtari (duke iu referuar Lulzim Bashës) që jep dorëheqjen, duhet ta regjistrojë atë në gjykatë. Kjo sipas Berishës, është bërë me urdhër të Kryeministrit Edi Rama.

“Njohja e Alibashës me autorizimin e një të dorëhequri, ekziston në një formë të ngjashme vetëm te Shpirtrat e Vdekur të Çiçikovit. Si episod! Nuk ka në historinë e btoës një autorizim të vlefshëm. Këto janë testamente të njerëzve pa moral, të pengjeve që shfrytëzohen në mënyrën më të turpshme. Së dyti, nuk ekziston në asnjë ligj dhe Kushtetutë, që zyrtari që jep dorëheqjen, duhet të regjistrojë dorëheqjen në gjykatë. Këtu tejkalohet. Askush asnjëherë në këtë vend nuk ka vënë kurrë në dyshim deklaratën e dorëheqjes. Siç bën Edi Rama me Lulzim Bashën”, tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme