Rama: Anëtarësimi në BE s’bëhet duke u zhytur në humnerë. Drejtësia godet edhe brenda nesh, se PS garanton pavarësinë e saj

Politikë | 9 minuta më parë

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ndodhet përballë një momenti të rëndësishëm historik dhe se procesi i integrimit europian nuk mund të bashkëjetojë me pretendimet se vendi po shkon drejt një humnerë të pafund.

Sipas tij, anëtarësimi në BE është rezultat i rritjes ekonomike, luftës kundër korrupsionit dhe mbështetjes së institucioneve të pavarura të drejtësisë.

Gjatë fjalës në Asamblenë e PS, Rama theksoi se Partia Socialiste garanton pavarësinë e drejtësisë, duke nënvizuar se institucionet e drejtësisë duhet të vijojnë të godasin korrupsionin edhe në nivelet më të larta të pushtetit politik.

“Sot njerëzit kanë një pritshmëri më të madhe dhe nuk gëzohen më thjesht se po shtrohet një rrugë apo rregullohet një urë. Është një e vërtetë e madhe politike trajtimi i anëtarësimit të Shqipërisë. Nuk mund të jetë në të njëjtën kohë e vërtetë kjo me atë që Shqipëria po bie në një humnerë të pafund dhe ndërkohë po hyn në faqen e fundit të historisë së anëtarësimit në BE.

Këto të dyja nuk rrinë bashkë. Hyrja në atë faqe nuk bëhet duke u rrokullisur në një humnerë. Kjo bëhet duke u rritur në ekonomi, nuk bëhet duke u zhytur në korrupsion, por duke mbështetur pa kushte organet e pavarura të drejtësisë që luftojnë korrupsionin në nivelet më të larta të pushtetit politik.

Prandaj e them ndryshe nga çfarë nxjerrin grykët publike, shqiptarët janë mjaftueshmërisht të emancipuar ta kuptojnë se fakti që sot ka drejtësi të pavarur që godet këtu brenda, këtu brenda është rrjedhojë e të vërtetës së madhe se këtu është garancia e paprekshmërisë së pavarësisë së drejtësisë. Prandaj ka hyrë Shqipëria në atë faqe dhe nuk bëhet hyrja në atë faqe duke u mbyllur gojën kritikëve të qeverisë”, tha Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme