Tabaku: Popullsia e Shqipërisë është tkurrur me 1,3%, më e madhje nga Lufta e Dytë Botërore

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka shprehur shqetësim për fenomenin e tkurrjes së popullsisë së vendit. Përmes një postimi në Facebook, Tabaku shkruan se sipas saj, popullsia e Shqipërisë është tkurrur me 1,3% në 2022 dhe kjo, po sipas saj është rënia më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore. Për Tabakun, sfida më e madhe e politikës është frenimi i emigracionit dhe lufta kundër korrupsionit.
“Popullsia e Shqipërisë është tkurrur me 1,3% në 2022 rënia më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore dhe fatkeqësisht sot po largohen të rinjtë dhe forca aktive e punës. 7.% e të larguarve janë të rinj, pjesë e shtresës së mesme të arsimuar e pjesë e një grupi të jashtëzakonshëm që duhej të ishte forca kryesore për ndryshim.
Varfërimi i Shqipërisë nis që nga momenti i braktisjes së vendit nga rinia dhe nga plakja e shpejtë. Shifrat për krizën demografike janë aty përpara syve të çdokujt, përpara tavolinës së qeverisë që refuzon të pranojë realitetin. Shkaqet e emigrimit mbeten të njëjta prej mbi 10 vjet; korrupsioni, mungesa e lirisë ekonomike, zhdukja e mobilitetit social.
Ilaçi për sëmundjen e emigracionit mbetet lufta kundër korrupsionit, tregu i lirë, konkurrenca dhe meritokracia. Nuk mund të ndërtojmë një Shqipëri europiane nëse minojmë demokracinë dhe tregun e lirë, nëse subvencionojmë korrupsionin dhe mbështesim kleptokracinë. Sot sfida më e madhe që ka ekonomia shqiptare, që po i humb çdo ditë mundësitë është emigracioni, sot sfida kryesore që ka politika është emigracioni!”, shkruan Tabaku.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




