Vendimi i Apelit/ Alibeaj: S’është ditë triumfi për askënd, të bashkohemi të gjithë demokratët kundër Edi Ramës

Politikë | 4 vite më parë

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

Përmes një postimi në rrjetin social, në Facebook Alibeaj shkruan se sot është dita që demokratët të bashkohen të gjithë për t’u përballuar me regjimin e Edi Ramës dhe të lënë mënjanë mosmarrëveshjet.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit vjen si një ogur i mirë për demokratët, që prej më shumë se 1 viti po kalojnë një periudhë të vështirë.

Kjo është dita kur të gjithë ne, demokratët duhet të jemi më të bashkuar se kurrë për t’u përballur me regjimin e Edi Ramës dhe të lëmë mënjanë grindjet dhe mosmarrveshjet mes nesh të shkaktuara nga mentaliteti i vjetëruar i politikës shqiptare”, shkruan Alibeaj.

Alibeaj iu ka bërë thirrje demokratëve që të jenë bashkë në zgjedhjet e 14 majit dhe askush sipas tij, nuk duhet të vendosë interesat personale mbi ato të demokratëve.

“Ftojmë të gjithë demokratët që të lenë mënjanë pakënaqësitë dhe të jemi bashkë në përballjen e 14 Majit. Me kandidatët më të mirë që nuk vendosin interesin personal të askujt mbi interesin e demokratëve.

Nuk është ditë triumfi për askënd. Është ditë reflektimi i thellë, për ato që kemi kaluar dhe për te perballuar të ardhmen, që nuk është e thjeshtë, por as e pamundur”, përfundon Alibeaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme