Berisha akuzoi PS se Hutra ishte patronazhisti i PS, reagon Manja: Ka bërë komisionerin tënd për 16 vite në burgje

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i është kundërpërgjigjur akuzave të kreut demokrat të Rithemelimit Sali Berisha, pasi tha se Dan Hutra ka qenë patronazhisti i Partisë Socialiste.
Manja u shpreh se autori i vrasjes së tre grave në Tiranë më 1 mars për 16 vite në burgjet shqiptare ka bërë komisionerin e Sali Berishës.
“Çfarë vlere ka të vazhdojmë me një debat maratonë me një temë që fillon dhe mbaron në Amerikë? Rasti i McGonigal është i pashpresë për ju. Do kishte qenë mirë të flisnim për atë që ndodhi dje, një debat për dhunën me bazë gjinore dhe dhunën në fmailje. Ato viktima të atij krimi makabër, ju i përdorni sot për politikë.
Saliu këtu dhe autorin e krimit të 4-fishtë pa pikë turpi e quajti patronazhist. Kur të gjithë e dinë se për 16 vite në burgjet shqiptare ka bërë komisionerin e Saliut”, tha Manja.
Ministri i Drejtësisë iu përgjigj akuzave të Berishës, i cili tha se vrasësi i tre grave dhe plagosjes së tre personave të tjerë, ka qenë patronazhist i Partisë Socialiste dhe informator i policisë së kapur nga Kryeministri Rama.
“Sikundër, vlerësoj aktin tuaj zonjë që ngrite parlamentin për të mbajtur zi për tre qytetare, për tre nëna, vajza. Por gjithashtu theksoj se, ai vrasës serial ishte një patronazhist i juaji. Ishte turpi juaj, informatori i policisë suaj. Njeriu që liruat dhe keni përgjegjësi të madhe për këtë”, tha Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



