“McGonigal”/ Rama në Kuvend: Mocioni më absurd! Kulmi i përçarjes në formën e një marrie konspirative të opozitës

Politikë | 4 vite më parë

Nga foltorja e Kuvendit, Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë akuzat e opozitës në lidhje me çështjen McGonigal.

Teksa përmendi akt-padinë amerikane, Rama theksoi se i vetmi person i akuzuar është ish-agjenti i FBI-së, Charles McGonigal, teksa akuzat i konsideroi si “kulmi i përçarjes në formën e një marrie konspirative” të opozitës.

Mocionin me debat, Rama e konsideroi si më absurdin të thirrur ndonjëherë.

“Prej javësh në Shqipëri ka shpërthyer një kanal ujërash të zeza kinse opozitare, në një përpjekje të dëshpëruar për të shfrytëzuar politikisht një proces gjyqësor në PS që ska asnjë lidhje me Shqipërinë, me qeverinë apo me mua personalisht. Çfarë ka ndodhur konkretisht? Një ish-zyrtar i lartë i FBI, akuzohet për një bashkëpunim të paligjshëm me një oligrak rus. Gjatë hetimeve janë konstatuar edhe një sërë shkeljesh që lidhen me udhëtimet e McGonigal ku akt-akuza shënon se ai ka vizituar edhe Shqipërinë dhe është takuar edhe mua dhe nënvizon se ka marrë para borxh nga një shtetas shqiptaro-amerikan.

Përmendet edhe hetimi i parave ruse të PD ku shënohet që personi A ka marrë nga zyra ime një material për kiëtë çështje. Procesi nuk ka asnjë të akuzuar tjetër përveç ish-zyrtarit të FBI. Kaq janë faktet, por pavarësisht se pas një hetimi të gjatë, në tërë rreshtat e akuzës nuk ka asnjë akuzë apo të dhënë tjetër përveç përsëritjes korrekte të takimeve të mia me ish-zyrtarin. Por fronti i madhërishëm i PD po zhvillon me hov imagjinar në pazar një tjetër proces. Se kush janë dhe pse e bëjën këtë autorët e kësaj vetëgjyqësie të harbuar, nuk ka nevojë për shumë shpjegime.

Njihen dhe shquhen botërisht me nisma të kësaj natyre. Janë po ata që kur ishin në pushtet i kanë bërë të tëra të zezat për të cilat na akuzojnë dhe jo vetëm s’ka nevojë për shumë shpjegime, por unë nuk do të vij më këtu për ta. Këtu kam ardhur e do vij sa herë të jetë nevoja për respekt të zgjedhësve dhe deputetëve të shumicës që sot nuk mund t’i lija vetëm në këtë mocion absur me debat”, tha Rama.

Seanca maratonë e kësaj të enjte ka nisur prej orës 10:00, ndërsa pritet të zgjasë gati 24 orë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme