Interpelanca me Ramën për çështjen McGonigal, Alibeaj i drejton 30 pyetje kryeministrit: Takimet ishin private apo zyrtare?

Politikë | 4 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj teksa ka prezantuar interpelancën e kërkuar me kryeministrin Edi Rama në lidhje me çështjen “McGonigal”, i ka drejtuar atij 30 pyetje.

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, teksa i referohet akt-padisë amerikane, Alibeaj i kërkon kreu të qeverisë përgjigje mbi arsyet e takimeve të tij me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal dhe nëse ato ishin takime zyrtare apo për arsye private. Po ashtu Alibeaj pyet edhe për natyrën e marrëdhënieve të Ramës me Dorin Duçkën, një prej personave të përmendur po ashtu në këtë çështje.

“Në këtë interpelancë kanë një seri pyetjesh që Rama duhet t’i japë përgjigje. Janë realizuar 4 takime mes Ramës dhe personave më sipër. Kush janë personat në 4 takimet e përmendura në akt-padi. Takimi zhvillohej si takim privat apo zyrtar? A u prezantua si zyrtar i lartë i FB McGonigal? Përse është diskutuar dhënia e licencave të shfrytëzimit të fushave të naftës në këtë takim? A keni qenë në dijeni se Neza dhe Duçka kishin ineteresa fionanciare në licencat e shfrytëzimit të naftës?

Cfarë masash keni marrë pasi gjykata vendosi se leja e shfrytëzimit të 3 parcelave naftëmbajtëse që iu dha një shoqërie, asaj të Dizdarit, ishte me shkelje ligjore? A keni kontrolluar që ndonjë nga ministrat tuaj të këtë bërë një deklarim të tillë? Sa herë keni komunikuar me sms, email, apo keni kryer takime fizike me McGonigal. Në takimin e dytë kush ka qenë i pranishëm, çfarë keni diskutuar? A i keni dhënë McGonigal informacione mbi lobimin? Cili person nga zyra juaj i ka dhënë informacione mbi lobimin?

Në dhjetor 2017 keni darkuar me McGonigal dhe Agron Nezën në Nju Jork, a keni diskutuar lidhur me lobimin e PD? Si e shpjegoni që Agron Neza kishte gjetur informacioen mbi lobimin e një partie kundërshtare me ju? A keni kërkuar që McGonigal të ndërhynte për të stisur një hetim në SHBA? Po për faktin që Agron Neza po mbështese hetimin e stisur duke u paraqitur vetë si dëshmitarë? Si shpjegohet që pas takimeve me kryeministrin, atij i janë paguar plot 225 mijë dollarë nga Neza? A mundet kryeministri të provojë se Neza nuk ka vepruar i shtyrë prej tij? Çfarë natyre kanë patur marrëdhëniet e kryeministrit me Duçkën? Pse ky shtetas ishte i pajisur me një pasaportë diplomatike?”, tha Alibeaj.

Seanca maratonë e kësaj të enjte ka nisur prej orës 10:00, ndërsa pritet të zgjasë gati 24 orë.

VIDEO E SEANCES MARATONE 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme