Zgjedhjet e 14 majit, Partia e Lirisë regjistrohet në KQZ

Politikë | 4 vite më parë

Partia e Lirisë e drejtuar nga Ilir Meta është regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si subjekt zgjedhor për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në njoftimin për mediat të adresuar nga kjo forcë politike bëhet e ditur se duke respektuar nenin 64 të Kodit Zgjedhor, Partia e Lirisë është bërë pjesë e listës së partive politike për t’u regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Në respekt të Nenit 64 e në vijim të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, Partia e Lirisë është regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për njësitë e qeverisjes vendore, të datës 14 Maj”, thuhet në njoftimin për mediat të Partisë së Lirisë.

Ndërkaq, një ditë më parë kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi bëri të ditur se deri më tani kanë bërë kërkesë për t’u regjistruar 21 parti politike.

“Në lidhje me kërkesat e partive politike, deri tani kanë paraqitur kërkesën për t’u regjistruar 21 parti politike”-tha Celibashi .

Sa i përket shpërndarjes së fondeve për partitë politike, Celibashi theksoi se kjo do të bëhet pas “datës 31 mars që është data e fundit kur partitë politike duhet të sjellin raportin e tyre financiar për vitin 2022”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme