Begaj: Heqja e vizave me Korenë e Jugut mundëson zhvillimin e turizmit

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit të Republikës së Koresë së Jugut, Sungmin Jang, ku u vlerësua “vendimi i qeverisë së Koresë së Jugut për të hequr vizat mes dy vendeve”.
Begaj tha ky proces që do të mundësojë zhvillimin e turizmit.
Gjatë takimit janë ndarë edhe vizionet e përbashkëta mbi bashkëpunimin politik dhe ekonomik midis dy vendeve.
“Në takim nënvizova rëndësinë që kanë shkëmbimet e vizitave të nivelit të lartë si një kontribut për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe inkurajim të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”, tha Begaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



