Meta: IKMT, kamzhik i Ramës kundër biznesit

Politikë | 4 vite më parë

Kryetari i PL-së, Ilir Meta, deklaron se shkatërrimi i mijëra pronave të qytetarëve dhe bizneseve, në shkelje të hapur, sipas tij, të çdo ligji e procedure dhe pa transparencë duke hedhur në rrugë të madhe fëmijë, të moshuar, burra e gra, “është një nga krimet më të shëmtuara të Edi Ramës, të kryera nëpërmjet gjymtyrës të tij mafioze, Inspektoriatit famëkeq Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit”.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ai nënvizon se IKMT është vulosur tanimë edhe me vendime gjykatash si një prej institucioneve që dhunojnë vazhdimisht ligjin duke favorizuar në mënyrë flagrante interesat mafioze të Qeverisë.

“Keqpërdorimi i IKMT si kamzhik ndëshkues, mjet shantazhi dhe gjobvënie i Edi Ramës ndaj qytetarëve më të pambrojtur është tregues i arbitraritetit, paligjshmërisë dhe korrupsionit shumë të madh të “Rilindjes”, këtij sekti që është shndërruar në armikun më të egër të lirive dhe të drejtave të qytetarëve. Duke mbjellë pasiguri dhe frikë nëpërmjet dhunës, shkatërrimit, nënshtrimit dhe shpopullimit, ‘Rilindja” kërkon të qeverisë jo përmes ligjit, por si bandë politike. Ndaj të gjithë të ngrihemi në këmbë kundër kësaj bande deri në largimin përfundimtar të saj!” ,- shkruan Meta. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme