Protesta/ Meta i bashkohet me gati 2 orë vonesë: Të gjithë në këmbë, t’i tregojmë vendin Ramës

Politikë | 4 vite më parë

Aleati i ngushtë i Sali Berishës, Ilir Meta, iu bashkua protestës së opozitës me gati 2 orë vonesë, ndërsa tha se ata do të rivendosin llogaridhënien në Kuvend.

Ai e konsideroi protestën si të “mrekullueshme”, teksa theksoi se rezultatet do t’i japë shumë shpejt. Meta i bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen aksionit të opozitës, për të larguar kryeministrin Edi Rama nga drejtimi i qeverisë.

“U bëj thirrje të gjithëve, mos prisni t’ua vënë traun te dera e shtëpisë e t’ua marrin paratë edhe kur hyni edhe kur dilni. Kjo protestë do t’i japë shumë shpejt rezultatet e saj të mrekullueshme. Shumë shpejt në sallën e Kuvendit do rivendoset llogaridhënia dhe drejtësia nuk do jetë më në xhepin e Edi Ramës dhe Ëngjëll Agaçit, përgjegjësit kryesorë për të gjithë këtë korrupsion. Ata plaçkisin Portin e Durrësit që është port kombëtar, e çojnë kilometrin shumë herë më shtrenjt se vendet e BE. Të gjithë në këmbë kundër këtij regjimi. Jam i sigurt se të gjithë shqiptarët e ndershëm do t’i tregojmë vendin atij çdo ditë dhe në zgjedhjet më të shpejta”, tha Meta.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme