Përplasje në Kuvend për përjashtimin e deputetëve të PD, Bylykbashi: Byroja s’kishte kuorum! Felaj: E pavërtetë

Përjashtimi i 12 deputetëve të PD dhe vendimi i Byrosë për të mbajtur në fuqi masën ka nxitur debate të forta në Kuvend mes deputetit Oerd Bylykbashi dhe Ermonela Felajt.
Bylykbashi akuzoi se Byroja e Kuvendit dot nuk ka pasur kuorum për të mbajtur në fuqi masën e përjashtimit, por kjo është hedhur poshtë nga drejtuesja e seancës së Felaj, e cila lexoi emrat e deputetëve të pranishëm.
Bylykbashi: Keni shkelur brutalisht procedurën. Mziu tha këtu se nuk ka pasur kuorum byroja. Pra, mbledhja ka qenë nul. Deputetët e përjashtuar pra duhet të ishin sallë. Kolegët e mi duhet të ishin në sallë. Edi Rama ju ka dhënë urdhër të zvogëloni numrin e deputetëve. Por kjo nuk ka për të ndodhur, nuk ka për të pasur seancë
Felaj: Kuorumi ka qenë, anëtarë të Byrosë që janë Gjekmarkaj, Denaj, Blendi Klosi, Dashnor Sula, Ermonela Felaj, Etilda Gjonaj, Bushka, Nikolla, Balla dhe Xhelal Mziu. Kuorumi ka qenë i plotë. Mziu ka qenë në mbledhje dhe ka folur për të mbajtur qëndrimin e tij.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



