Ambasadorja suedeze: Hapja e kapitujve të parë të negociimit brenda vitit, ambicie e madhe, por e arritshme

“Hapja e kapitujve të parë të negocimit brenda vitit është një ambicie e madhe për Shqipërinë, por dhe e arritshme”, kështu ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për RTSH, ambasadorja e Suedisë në vendin tonë, Elsa Hastad.
Ambasadorja e Suedisë, vendi i të cilës mban presidencën e radhës të Bashkimit Europian bëri të ditur nevojën e miratimit të mbi 3000 direktivave europiane përpara anëtarësimit në BE. Po ashtu, për herë të parë ambasadorja suedeze deklaroi planin e Suedisë për anëtarësimin në NATO.
1. Autoritetet shqiptare deklaruan pak ditë më parë se Shqipëria synon të mbyllë procesin e screening-ut brenda këtij viti. Si e vlerësoni ju këtë deklarim referuar procesit?
Mendoj që është shumë mirë që Shqipëria ka ambicie shumë të larta. Le të presim e të shohim nëse Shqipëria do të menaxhojë të hapë kapitujt e parë brenda këtij viti. Ajo që mund të ndjekim është që përgatitjet janë duke ecur mirë. Është përmbyllur shqyrtimi i grupkapitullit të parë, po shqyrtohet i dyti dhe do të fillojë së shpejti grupkapitulli i tretë. Pra kur ne shohim procesin mendojmë që Shqipëria është duke ecur shpejt. Sigurisht për të hapur kapitujt e parë e të nisin bisedimet, çdo gjë duhet të jetë perfekt në proces dhe ndoshta është pak shpejt që të thuhet. Por unë kam takuar me ministri të linjës dhe persona të përfshirë në proces dhe mund të them se Shqipëria është duke punuar mirë.
2. Duke njohur Shqipërinë dhe procesin, çfarë shihni më sfiduese në këtë moment para çeljes së kapitujve?
Është një proces sfidues sepse do të marrë shumë kohë dhe sfidat do të jenë në nivele të ndryshme. Njëri prej tyre janë numrat: Ju duhet të miratoni mbi 3000 direktiva të Bashkimit Europian në parlament dhe për të bërë këtë ju duhet vërtetë një kohë e gjatë. Shqipëria duhet të gjejë një strukturë për miratimin e direktivave në parlament. Kjë është baza e nisjes dhe vetëm një gjë. Përveç kësaj, ju duhet të keni shumë durim sepse ka shumë punë përpara për ju. Ju duhen burime njerëzore që janë të afta për këtë gjë. Pra ju duhet këmbëngulje, njerëz të specializuar dhe të gjeni rrugën që të kaloni direktivat në parlament. Së fundi ajo që shoh duke patur parasysh që Suedia ka 20 vjet që ndihmon Shqipërinë të përgatitet për bisedimet e anëtarësimit, për ne ka qenë gjithashtu një moment historik, është fantastike sepse ka një energji të re në proces, tani ju shkoni në Bruksel për bisedime, them që është një proces i gjatë dhe do të marrë shumë kohë. Dhe sërish Shqipëria është duke punuar shpejt dhe duke bërë punë të mirë.
3. Ka një fushë ku pritmëritë tuaja janë që Shqipëria do ta ketë më të thjeshtë?
Absolutisht, është një fushë ku Shqipëria është duke punuar shumë mirë dhe këto janë kapitujt e fundit 30 e 31. Politika e siguria e jashtme dhe marrëdhiniet me jashtë. Ne shohim se Shqipëria është duke qendruar shumë mirë kur vjen fjala te linjëzimi me politikën e jashtme dhe atë të sigurisë europiane, çka nuk është shumë shumë e mirë vetëm për Shqipërinë dhe anëtarësimin e saj në BE, por për gjithë pjesën tjetër të botës. me këtë kam parasysh se ju jeni duke punuar shumë mirë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si një anëtar i përkohshëm duke punuar së bashku me Shtetet e Bashkuara për rezolutën për Ukrainën kundër luftës, p.sh.,. ne shohim që Shqipëria është gjithashtu shumë e linjëzuar edhe me Suedinë kur vjen fjala te paqja dhe siguria dhe shohim që Shqipëria ka ambicie kur vjen fjala te politka e jshtme, në kuptimin e mirë të fjalës. Ju doni të bëni ndryshimin dhe kjo është mirë për botën. Ne kemi nevojë për paqe dhe siguri dhe në këtë kohë kur kemi luftë në Ukrainë neve na duhen vende si Shqipëria, pra është mirë për Shqipërinë. Ky është kapitulli më i thjeshtë për ju dhe besoj se do të hapet shumë shpejt. Besoj se kjo do të jetë fusha më e thjeshtë për Shqipërinë sepse ju jeni ndërkohë të përparuar këtu. Është mirë për ju, mirë për ne.
Reforma në drejtësi
Ne mendojmë se Shqipëria ka bërë reformë të mirë. Ajo është e vështirë, por kur lexojmë raportin vjetor të Komisionit Europian shohim se Shqipëria ka bërë progresin më të madh në reformën në drejtësi që është fantastike dhe Suedia ka ndihmuar gjithshtu për këtë në mënyrë konkrete që të çojë përpara atë, p.sh. dixhitalizimi i procesit gjyqësor. Është shumë punë në fakt, por pavarësisht kësaj Shqipëria ka bërë shumë për reformën në drejtësi, por përsëri mbetet shumë për të bërë.
4. Lidhur sërish me pritmëritë, duke njohur dhe atmosferën e vendeve anëtare, sa janë shanset që kapitujt e parë të çelen këtë vit?
Shumë vende përfshirë edhe Suedinë janë me të vërtetë të lumtura që Shqipëria më në fund hapi bisedimet. Në korrik kur filloi kjo, shumë vende ishin shumë të kënaqura sepse shume prej nesh ishin duke pritur për këtë. Pra mund të them se atmosfera në BE është shumë pozitive. Po ashtu mendoj se tani kur kemi një situatë jo të qendrueshme me luftën në Ukrainë, ka një ndjesi urgjence, pra ne jemi duke përgatitur tani Ukrainën, Moldavinë dhe pjesërisht Gjeorgjinë për proceset e anëtarësimit, dhe kjo përfshin Ballkanin Perëndimor, pra ka një atmosferë ‘Le ta bëjmë’, ‘Tani është momenti’, ‘Na duhet ta bëjmë këtë’ që të ruajmë qendrueshmërinë. Paqja dhe qendrueshmëria në Europë është kaq e rëndësishme në këtë kohë historike. Mendoj që kjo energji përfshn edhe Shqipërinë. Pra një atmosferë pozitive. Megjithatë procesi duhet të jetë tërësisht i përkryer që Shqipëria të nisë këtë vit bisedimet me kapitujt e parë. Ju duhet një raport i përkryer nga Komisioni europian, ju duhet miratim unik nga shtetet anëtare, çdo gjë sipas planifikimit kohor dhe pa shtyrje. Kjo do të ishte fantastike, por praktikisht pak shumë optimiste për këtë vit. Por teknikisht është e mundur për këtë vit.
5. Referuar situatës euroatlantike, kryesisht pranimit të Suedisë në NATO, do të doja një koment tuajin. A ka një strategji Suedia tej vetos së Turqisë?
Ne jemi duke pritur për miratimin e Turqisë dhe të Hungarisë. Për ne ka vetëm një rrugë: ta bëjmë këtë me Finlandën. Ne kemi aleancë me të dhe ky është plani ynë i vetëm dhe ju e dini që ne kemi një marrëveshje me Finlandën e Turqinë të nënshkruar në Madrid dhe Suedia ka përmbushur tani të gjitha detyrimet e kësa marrëveshjeje. pra ne jemi shumë pozitivë që shpejt aplikimi ynë për anëatre e Natos do të pranohet dhe ne do të nisim procedurat e anëtarësimit së bashku me Finlandën. Ky është plani ynë.
6. Ka patur deklarime të ndryshme në media lidhur me këtë problem. Ka një diferencë midis planit tuaj dhe asaj që është mësuar deri tani për procesin publikisht?
Ne jemi duke pritur, por jemi plotësisht me besim dhe të sigurtë, referuar përmbushjes së detyrimeve tona të rrjedhura nga marrëveshja dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne së bashku me Finlandën dhe ne e bëjmë këtë dorë për dorë e po vetëm po presim tani. Por ne jemi vërtetë pozitivë që shumë shpejt Turqia do të pranojë e përkrahë aplikimin tonë. të gjithë vendet kanë thënë tashmë ‘PO’. Shqipëria ishte ndër vendet e e para që e bëri këtë. Faleminderit për këtë. Por të gjitha vendet do e përmbyllin shumë shpejt. Pra është një lëvizje e fortë dhe të gjitha vendet po presin që Suedia e Finlanda të bashkohen që të kontribojmë në mënyrën që ne duam ta bëjmë këtë.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




