Protestë dhe fushatë, Belind Këlliçi: Do ta mund Erion Veliajn. Ja modeli im për Bashkinë e Tiranës

Politikë | 4 vite më parë

Në protesta apo në fushatë? Për kandidatin e opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, njëri aksion nuk e pengon tjetrin.

“PD është bërë parti multitasking, kryen disa aktivitete politike njëkohësisht, pasi ky i tanishmi është një aksion i ndërthurur. E rëndësishme është që kemi mundur brenda një kohe të shkurtër ta bëjmë PD-në një parti që gjatë gjithë kohës gjallon”, – tha Belind Këlliçi në një intervistë për emisionin “Pa Censurë”.

Kandidati i opozitës për Tiranën beson se protestat kanë mundësuar që çdo shqiptar të njihet me skandalin e korruptimit të ish zyrtarit të lartë të FBI-së nga kryeministri Rama “McGonigal është një rast ulëritës që kërkon transparencë dhe patjetër që qytëtarët duhet të ngrihen për të parë të ëvrtetën se çfarë ndodh me paratë tona dhe cila është fuqia korruptive e këtij sistemi korruptiv, ku në krye është kryeministri. Çdo protestë që ka një kauzë të drejtë, është një lajm i mirë“.- tha Belind Këllici, i cili e pranon se është vështirë që qeveria të rrëzohet për shkak të protestave.

“Është e vërtetë se protestat  në 2 apo 3 dekadat e fundit, mbase nuk kanë qenë gjithmonë efektive, por kemi patur gjatë kësaj kohe çdo tentative për të shuar opozitën, për të shuar nervin e protestës dhe për të mësuar qytetarët me ndjesinë e pafuqisë për të bërë ndryshimin”- u shpreh Belind Këlliçi, i cili ka një garë të vështirë përpara, në përballjen e tij me kryetarin aktual të bashkisë, Erion Veliaj.

Në rastin më optimist, ata kanë një diferencë prej 20-25 mijë votash, por Belind Këlliçi është optimist. “Është një diferencë krejt e rikuperueshme. Rezultati në Tiranë do të jetë surprizues. Kur takoj qytetarët, ata mezi presin të votojnë në 14 maj. Unë do ta mund Erion Veliajn më 14 maj me një model krejt ndryshe nga Veliaj. Ai ka patur një karrierë politike dhuratë, është katapultuar nga kryetari i PS dhe nga Fondacioni Soros. Modeli im është ndryshe. Gjithçka e kam arritur përmes votës. Karrierën time politike nuk e kam patur të lehtë. Nuk kam asnjë akuzë mbi kurriz, nuk i kam cënuar buxhetit të shtetit asnjë qindarkë. Vij për të bërë punë të mira për qytetin dhe të mos bëj premtime që nuk mbahen.“- tha Belind Këlliçi për RTSH në emisionin “Pa Censurë”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme