Flamur Noka proteston me bilbil/ Elisa Spiropali: Doktor, me këta do të bësh “revolucion”

Ministrja për Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar ndaj protestave të Partisë Demokratike si jashtë dhe brenda Kuvendit. Teksa mbante fjalën e saj në Kuvend dhe Flamur Noka i binte bilbilit, Spiropali u shpreh me ironi duke thënë se Berisha duhet të mbledhë mendjen dhe se nuk bëhet revolucion me këta njerëz.
“Sali Lenini dhe Flamur Trocki do bënin revolucion po revolucioni mbeti në rrugë. Revolucioni mbeti në rrugë doktor, se revolucioni do pastërti, revolucioni do kaos, do njerëz, revolucioni do bindje të cilat ju nuk i keni doktor, prandaj do mbeteni siç thotë Flamuri, një vit, 2 vjet, 10 vjet rrugëve për të bërë revolucionin që nuk e bëtë kurrë në partinë që e morët peng. Ju jeni këta. Është e turpshme për një burrë të shpifë të përgojojë dhe të shantazhojë gratë. Populli ju rezervon një vend të veçantë duke iu tkurrur dhe duke i bërë më të vegjël e më të parëndësishëm. Të jesh i bindur që deklarata që lexoi Denaj është e plotë dhe i referohet bëmave tuaja. Keni mbërritur në një nivel të pabesueshëm në raport me njerëzit, familjet dhe me këdo. Doktor nuk bëhet revolucion me këto, mblidh mendjen”, është shprehur Spiropali.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




