Veliaj i përgjigjet akuzave të Berishës dhe Këlliçit: Kandidatin gjysmë-komik do ta falenderoj më 15 maj

Pas ndalesës së Sali Berishës dhe protestuesve në derën e Bashkisë së Tiranës gjatë marshimit të tyre protestë, ka ardhur dhe një reagim nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
”Falenderoj kandidatin për kryetar bashkie të Tiranës, nga koha e kioskave në Lanë e parqe, Sali Berishën për vizitën tek dera e bashkisë”, ka shkruar Veliaj në Tëiter.
”Më në fund një kandidat gjysmë-komik e gjysmë-serioz, sesa një tërësisht komik! E ftoj te vijë serish në 15 Maj ta falënderoj për garën!”, ka përfunduar ai shkrimin e tij duke iu referuar zgjedhjeve lokale të 14 majit dhe duke nënkuptuar sërish fitoren e tij për një mandat të tretë në krye të bashkisë së Tiranës.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




