Rruga Tiranë-Elbasan, Gjiknuri në SPAK: Abuzimi më i madh në histori, nisi me 240 mln euro dhe përfundoi në 400 mln euro

Politikë | 4 vite më parë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri është paraqitur këtë të premte (10 shkurt) në SPAK për abuzimet me projektin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Në një deklaratë për mediat, jashtë ambienteve të SPAK, Gjiknuri deklaroi se ka dhënë në Prokurorinë e Posaçme dëshminë e tij, për atë të cilën ai vetë e ka cilësuar si një nga abuzimet më të mëdha në historinë e rrugëve në Shqipëri, atë të autostradës Tiranë-Elbasan. Gjiknuri tha se kjo rrugë ishte kontraktuar 240 milionë euro dhe përfundoi me një kosto prej 400 milionë euro.

“Kam qenë në lidhje me rolin si ministër në konstatimin me një nga abuzimet më të mëdha në historinë  e rrugëve në Shqipëri, rruga Tiranë-Elbasan,  rruge e cila ishte kontraktuar 240 milionë euro dhe përfundoi me një kosto 400 milionë euro. Shpjegimet i dhashë në Prokurori”, tha Gjiknuri.

Në kohën kur Gjiknuri drejtonte Ministrinë e Infrastrukturës, depozitoi në vitin 2017 në Prokurori, një kallëzim mbi abuzimet që u konstatuan nga raporti i auditit mbi këtë projekt.

Ishte Gjiknuri ai që urdhëroi auditin dhe dorëzoi kallëzimin në dhjetor të 6 viteve më parë. Këtë të premte, Gjiknuri dha shpjegimet lidhur me këtë çështje, pas pafajësisë që morën ish-zyrtarët e kallëzuar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme