Berisha: Rama nuk ka interesa të vendit, të kombit, por ka vetëm ato të pushtetit

Politikë | 4 vite më parë

Kryeministri Edi Rama, ka qenë sërish në qendër të sulmeve të Sali Berishës, lidhur me situatën politike dhe ekonomike në vend. Sipas tij, Rama sillet si një organizatë kriminale, sëbashku me grupin përreth tij.

“Nuk kanë interesa të vendit, të kombit, por kanë interesa vetëm të pushtetit të tyre, për të vjedhur, pasuruar dhe për të vazhduar qeverisjen e tyre, për të shkretuar vendin.Asnjë vend në Europë dhe botë, në një hark kohor 8 vjeçar, nga viti 2014-2022, pavarësisht nga luftërat që mund të ketë përjetuar, luftëra botërore, civile apo rajonale, nuk ka humbur më shumë se 1/3 e kombit siç kemi humbur ne në këto vite. Statistika e fundit është dramatike e Eurostat. 937 mijë janë larguar vetëm në hapësirën e BE-së, atë Shengen, pa llogaritur emigrimin, largimin e tyre për në vende të tjera, jo të BE”, tha Berisha, gjatë një takimi me banorë të degës 6, 7 dhe 16 të PD-së në Tiranë.

Sipas tij, e shtuna do të jetë një ditë e madhe për shqiptarët, të cilët presin me zemër protestën e fuqishme të PD-së, presin siparin e revolucionit demokratik, “me të cilin duhet të largohet, përmbyset një nga regjimet më karikaturë, më diktatoriale, më të shëmtuara, më antishqiptare që vendi ka patur në histori”.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme