Rama me aktivistët: Ende pa mbaruar nxemjen, i keni shqetësuar kundërshtarët tanë të dëshpëruar e të çoroditur

Politikë | 4 vite më parë

Kryeministri, Edi Rama, ka mbrojtur sot platformën “Aktivisti”, pjesëtarët e të cilës po përgatiten të hyjnë së shpejti në skenën e betejës së radhës, si një forcë e sprovuar më shumë se sa njëherë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Faceboook, Rama shprehet jo pa ironi se tashmë opozitës i erdhi dita, që, pasi i harroi patronazhistët i është turrur aktivistëve.

“Urime për pagëzimin tuaj në baltën e djajve, e cila është prova e relevancës në skenën e betejave politike dhe sociale në këtë vendin tonë të vogël e të bukur, por me zhurmaxhinj e ligësira që s’të ndahen”- deklaroi Rama gjatë një takimi me aktivistët e kësaj platforme.

Sipas tij, aktivistët mund të ndjehen realisht të vlerësuar si një forcë e re në fushëbetejë e në ndërkohën që patronazhistët e kalitur në përballje të shkuara, po përgatiten të hyjnë së shpejti në skenën e betejës së radhës, si një forcë e sprovuar më shumë se sa njëherë.

“Ju ju jeni në sprovën tuaj të parë dhe ja urdhëro si erdhi puna, ende pa mbaruar nxemjen i keni shqetësuar shumë kundërshtarët tanë të dëshpëruar e të çoroditur. Përgëzime. Tani futini një marsh tjetër jashtë programit, që ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën, duke na ngacmuar edhe kur s’kanë parë gjë akoma”- deklaroi Rama.

/rtsh.al/  

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme