Publikimi i platfomës aktivisti/ Xhafaj: Do të ndjekim rrugën ligjore për ata që publikuan listën

Partia Socialiste do të ndjekë rrugën ligjore për personat apo subjektet që kanë publikuar listën e platformës “Aktivisti”, një instrument i PS-së për të komunikuar me antarët e partisë apo me mbështetësit e saj.
Sekretari për Digjitalizimin në PS, EtjenXhafaj, në një komunikim të posaçëm me gazetarët tha se platforma është një mekanizëm i njohur edhe nga partitë e tjera në botë dhe shërben për veprim të ndërsjelltë.
Sipas tij, platforma nuk ka të dhëna personale përveç emrit të personit që ndërvepron. Ai mohoi kategorikisht që platforma është detyruese për punonjësit e administratës. Sipas Xhafajt, aplikacioni kërkon vetëm emrin dhe shënon logimin dhe automatikisht ai vlerëson me pikë ata që janë më aktivët.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



