“Çështja e McGonigal nuk ka lidhje me PS”, Balla: Protesta e opozitës, kundër drejtësisë që po heton ’21 janarin’ dhe ‘Gërdecin’

Politikë | 4 vite më parë

Protesta thirrur me 11 shkurt nga PD e Sali Berishës, për kryetarin e Grupit Parlamentar socialisht, Taulant Balla është thjesht një protestë kundër drejtësisë që po heton ’21 janarin’ dhe ‘Gërdecin’.

“Protesta është gishti, ata duan që të bëjnë protestë për një gjë që nuk ekziston dhe frika e madhe që ka lidhur pas veprimeve të SPAK, ata mendojnë që do mbledhin disa njerëz që të trembin drejtësinë shqiptare, se drejtësia amerikane nuk trembet nga këto protesta, të presin drejtësinë amerikane që ta hetojë këtë çështje. Po thirrin protestë kundër SPAK, se protesta nuk është për McGonigal, këta duan një protestë kundër SPAK. Protesta është minim i demokracisë, se është kundër drejtësisë”, tha Balla.

Sipas Ballës ceshtja McGonigal, nuk ka asnjë lidhje me shtetin shqiptar e as me pak me kryeministrin Rama.

“Nuk ka asnjë lloj akuze që përfshin qoftë edhe një autoritet të vetëm shqiptar, përfshirë edhe Ramën, i cili ka pritur siç edhe pret një zyrtar të një vendi të tjerë, të SHBA, ka kërkuar një takim, është pritur dhe pas disa vitesh ky zotëria ka një problem tjetër. Po e lidh me hallin e vet të parave ruse dhe përpjekja për t’i shpëtuar këtij fakti që është fakt i vërtetuar botërisht“, nënvizoi Balla.

Këto deklarata Balla i dha nga Fieri ndërsa  ka inspektuar disa rrugë e projekte të tjera që janë duke u zbatuar në qytet dhe në njësitë administrative.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme