“McGonigal”/ Alibeaj: Të nisë procedim penal për Ramën! Kryemadhi: Do mbledhim faktet, Kryeministri s’i shpëton drejtësisë

Kreu i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj në një prononcim për media jashtë ambienteve të Kuvendit, ka deklaruar se Kryeministri Edi Rama duhet t’i përgjigjet kërkesës për interpelancë dhe të mos i frikësohet drejtësisë. Sipas Alibeajt, heshtja e Ramës tregon inkriminimin e tij në çështjen McGonigal.
“Rama e ka detyim ligjor t’i përgjigjet kërkesës për interpelancë. Rama duhet të vinte në Parlament, heshtja e tij tregon inkriminin në çështje. Të dhënat janë publik edhe të dhënat i janë vënë në dispozicion dhe për këtë arsye, procedimi penal do duhet të fillojë një orë e më parë”, tha Alibeaj teksa la në pikëpytje faktin nëse do të marrë pjesë në protestën e 11 shkurtit e organizuar nga Rithemelimi.
Pas Alibeajt, ka reaguar dhe deputetja e Paryisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, e cila e konsideroi seancën e sotme plenare si një diktaturë të injorancës. Ajo akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka korruptuar ish-zyrtarin e lartë të arrestuar të FBI-së, Charles McGonigal për të shtypur opozitën. Më tej, Kryemadhi theksoi se kjo çështje, ashtu sikurse inceneratorët, do të shkojë në SPAK.
“Këtu ka diktaturë, diktatura e injorancës. Diktaturë politike që paratë e shqiptarëve janë paguar për xhepat e Gonigal. Janë qindra mijëra euro që u janë hequr pensionistëve, mësuesve, për të paguar McGonigal. Për të ushtruar shntazh, për të eleminuar opozitën. Sot tregoi senuk ka Parlament. Kemi një kryeparlamentare që ofendohet se i thua Kukull. Isha vëzhguese. Më hoqën të drejtën e fjalës. Këto veprime do mblidhen si paditë e inceneratorëve që zbardhen pas 2-3 viteve. Nuk mund të delegohet interpelanca. Ne jemi mësuar që Rama delegon firmën, projektet e tij madhore nuk I ka fimrosur vetë, ka vendosur 2 gra ministre dhe më pas ka çuar zv.ministrin për të firmosur me Alabbarin. Mazhoranca edhe po ka patur dy fije tru, nuk e ka më, për shkak të problematikave me sisteminm e drejtësisë. Rama nuk i shpëton dot çështjes McGonigal. Të jetë ‘non grata” Grand Suprina në SPAK, do i vijnë prokurorët dhe do e çojnë të përgjigjet”, tha Kryemadhi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



