Quajti Nikollën “kukull të Ramës”, përjashtohet nga Kuvendi Gazmend Bardhi! Balla: Palo opozitë, keni degraduar

Situata e tensionuar në Kuvend ka agravuar deri në përjashtimin nga seanca plenare të deputetit demokrat Gazment Bardhi. Ky i fundit i është drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla duke e cilësuar si “kukull” të Kryeministrit Rama, fyerje e cila çoi në përjashtimin e demokratit nga Kuvendi.
“Ju tërheq vërejtje për fyerje, do kaloni për përjashtim. Jeni i përjashtuar z.Bardhi. Kukull jeni ju, madje shumë interesante”, tha Nikolla, e cila më pas hodhi në votim kërkesën e kryetarit të grupit parlamentar Taulant Balla për ndërprerjen e diskutimeve në Kuvend për çështjen e kërkesës së opozitës për mocionin me debat me Kryeministrin Edi Rama, dhe vijimin me rendin e ditës. Pas votimit pro nga mazhoranca, opozita ka ashpërsuar tonet, duke goditur me duar tavolinat dhe duke bllokuar foltoren e mos lejuar Ministrat të merrnin fjalën për prezantimin e projektligjeve.
“Kjo ëhstë një nga ato seanca që tregomn degradimin dhe turpoin e kësaj palo opozite. I jeni referuar që në mëngjes dicckaje që nuk ekziston në marrëdhënie me Shqipërinë apo shtetin shqiptar. Nuk ka asnjë akuzë. Ka vetëm një person, një ish-zyrtar I FBI-së. ttregoni gjykatën dhe fshiheni pas gishtit. Halli juaj nuk ëhstë McGonigal, por cështjet që lidhen me Shqipërinë. Jeni duke zbatuar symbyllurazi porositë e non gratës suaj nga SHBA dhe Britania. Kjo nuk është salla ku bëhet vetëgjyqësi. Të gjendur në këto kushte, propozoj ndërprerjen e diskutimeve dhe kalimin në votim sipas rregullores”, tha Balla.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



