Dy kampet brenda PD/ Sula në “Mirëmëngjes Shqipëri”: Në disa bashki mund të dalim me kandidatë të përbashkët më 14 Maj

Politikë | 4 vite më parë

Deputeti demokrat, Dashnor Sula, i ftuar në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”, ka komentuar “luftën e brendshme” në Partinë Demokratike, e cila që prej dorëheqjes së Lulzim Bashës, u nda në dy kampe, atë të grupimit të Sali Berishës dhe grupimit të Enkelejd Alibeajt. Sula deklaroi se pas zgjedhjeve të 14 majit, PD duhet të marrë vendim për bashkim dhe vijimin e politikës me një platformë të përbashkët. Sipas Sulës, Berisha ka në dorë çelësin e zgjidhjes së situatës komplekse brenda PD.

“Kjo situatë nuk është e mirë, ndjej keqardhje. Situata është komplekse. Kam bërë apel dhe kam lançuar problematikën përse ka ndodhur dhe përse s’po merr zgjidhje. E pafalshme për sistemin gjyqësor, duke filluar nga KLGJ që nuk ka marrë asnjë masë. Ka shkuar në dyert e gjykatës dhe nuk po merr zgjidhje. Çështja kujt i takon dhe kush ka shumicë, kujt i përket PD është tjetër gjë, por gjykata vendos kush ka vulën. Një procedurë që është kontensuar nga njëra palë kërkon një zgjidhje dhe kjo zgjidhje merret me 30 minuta seancë gjyqësore. Berisha dhe Alibeaj kanë qasje të ndryshme. Unë kam bërë një kompromis parimor për zgjedhjet e 14 Majit.  Jam mundura që gjithë palët të jenë bashkë më 14 Maj. Formula është e thjesht, po të ketë vullnet. Berisha ka 90-95% të shanceve për të bërë bashkim, e ka ai çelësin e zgjidhjes.

Unë jam për herë të dytë që bëra një propozim të tillë. Kur iku Basha ishin kushtet që PD të bashkohej. Fatimirësisht ndja të njëjtin mendim. Para 7-8 muajsh thashë zotëria ka ikur ka lënë litarin jashtë. Ka politikanë të cilët kanë axhendë individuale.

Duhej bërë para 7-8 muajsh zgjedhjet. Nuk është çasti tani, por pas 14 majit, më 15 maji duhet të caktohet axhenda totale, bashkimi me një platformë ose ndahuni dhe e dini ku jeni. Vazhdoni politikën para ose asimilohu”, tha Sula.

Më tej ai theksoi se dy grupimet brenda PD, mund të dalin me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet vendore të 14 Majit.

“Boçi është figura më e konsoliduar në PD për të përfaqësuar Elbasanin dhe do e mbështesim. Mund të dalim me kandidatë të përbashkët. Bëhet fjalë për kandidatët e 61 bashkive. Ne në 7 bashki në qarkun e Elbasanit, 5 prej tyre i përmbushin kriterekt për të përfaqësuar PD në zgjedhjet e 14 majit. Kemi konsensus për këtë gjë. Por për 2 kandidatë, Librazhdin dhe Përrenjasin kemi rezervat tona”, tha Sula.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme