Meta i bashkohet protestës së paralajmëruar nga Berisha: Do të jetë një uragan i jashtëzakonshëm

Politikë | 4 vite më parë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar se do t’i bashkohet protestës së paralajmëruar nga kryetari i Partisë Demokratike, zgjedhur nga procesi i Rithemelimit Sali Berisha, ndërsa ka ftuar qytetarët të marrin pjesë. Meta ka paralajmëruar se protesta pritet të jetë e fuqishme teksa theksoi se aksioni opozitar nuk do ndalet deri në largim të kryeministrit Edi Rama.

“Edi Rama ka shfrytëzuar postin e tij për të mbajtur në mënyrë të paligjshme dhe mafioze pushtetin, duke korruptuar deri edhe një ish-zyrtar të lartë të FBI dhe kompromentuar rëndë marrëdhëniet me SHBA, që për të kanë qenë gjithmonë marrëdhënie aferash dhe jo vlerash. Ftojmë të gjithë shqiptarët të bashkohen në 11 shkurt, në ora 12:00 në një protestë kombëtare kundër këtij regjimi që kanë si qëllim përfitimet e tyre duke i përzënë qyeteraët nga vendi. Opozita do të jetë në këmbë kundër këtij armiku të lirive të tyre deri në largimin përfundimtar të këtij regjimi mafioz dhe të korruptuar Ftoj të gjithë shqiptarët të bashkohen protestët mbarëkombëtare, deri në largimin e tij, bëri thirreje Meta.

Meta u ndal edhe tek çështja e arrestimit të ish-zyrtar i lartë i FBI-së ku i ka kërkuar drejtësisë shqiptare të nisë menjëherë hetimet për zbardhjen e çështjes. Vetë Meta deklaroi se nuk kishte zhvilluar asnjë takim me të lartëpërmendurin.

“Nuk jam takuar dhe nuk kam tentuar që të takoj një person të tillë, por në Tiranë po zbardhen shumë të vërteta nga biznesmenë e nga pronar mediash, nga njerëz janë apo që kanë dalë nga sistemi i drejtësie, për fat të keq kemi të vërteta se me të ka pasur mundësi të takohen persona me shumë backgraund problematik në raport me shtetin ligjor. Është detyra e drejtësisë tonë të bëjë një hetim të thellë të gjithë ardhjeve të zotërinjve në Tiranë” tha Meta.

Kreu i grupimit “Rithemelimi” në PD Sali Berisha ka njoftuar mbajtjen e protestës kombëtare të PD më 11 shkurt, me synim largimin e kryeministrit socialist Edi Rama nga pushteti. 

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme