Roli i Kuvendit në procesin e anëtarësimit në BE, Balla takim me ekspertët e Bundestagut gjerman

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla sëbashku me kryesinë e Grupit kanë zhvilluar një takim me ekspertët e Bundestagut gjerman. Në një postim në Facebook, Balla zbulon se roli i Kuvendit në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, ishte një nga temat e dikutimit në takim.
“Bashkë me Kryesinë e Grupit Parlamentar Socialist dhe me ekspertët e përzgjedhur nga Fondacioni Friedrich Ebert diskutuam mbi rolin e ri që merr Kuvendi në këtë fazë të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian, mbi nevojën e një reforme në mënyrën e organizimit të Kuvendit në komisionet e përhershme dhe në rritjen e transparencës me qytetarët dhe mbi përmirësimin e llogaridhënies dhe kontaktet me zgjedhësit.
Dy ekspertët në Bundestagun gjerman, Dr. Sven Vollrath Drejtor i Departamentit për Europën në Parlamentin Gjerman dhe Christoph Thum, këshilltar për Politikat Europiane në Grupin Parlamentar të SPD, do të vijojnë të asistojnë Grupin tonë parlamentar”, shkruan Balla.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



