Afera e ish-agjentit të FBI-së/ Flamur Noka: Do të ngrihemi në revoltë kundër Ramës, po asgjëson opozitën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka dekluar në emisionin “Publikisht” në Radiotelevizionin Shqiptar se opozita do të reagojë me protesta dhe revolta ndaj lidhjeve të kryeministrit Rama dhe ish-agjentit të arrestuar Charles McGonigal.
Sipas Nokës, në kushte normale i gjithë kabineti qeveritar duhej të jepte dorëheqjen. Ndërsa ka theksuar se Edi Rama po kërkon të asgjësojë opozitën duke i ndërprerë edhe fjalën e saj në Parlament.
Noka vuri në dukje gjithashtu se Lulzim Basha nuk ka reaguar në mënyrë direkte për këtë çështje edhe pse sipas Nokës, ai ishte targeti kryesor në lobimin e Ramës përmes ish-agjentit të FBI-së.
“Në kushte normale do të duhej që qeveria të jepte dorëheqje bashkë me kabinetin. Partia Demokratike po diskuton që të reagojë. Reagimi është protestë dhe revoltë. Ne nuk mund të pranojmë që të poshtërohemi dhe nuk na e ka borxh aleati strategjik që ta poshtërojmë atë dhe agjencinë më të fuqishme në botë. Të gjitha mediat botërore e trajtuan si skandal me përmasa të jashtëzakonshme dhe nga qeveria nuk pati asnjë reagim. Për Edi Ramën ne jemi deputetë armiq, dhe trajtohemi si deputetë armiq, si dhe nga kukulla e tij në krye të Kuvendit. Kjo është shenjë e qartë autokracia dhe një e njeriu që do të zhdukë opozitën. Ky e ka tmerr të ekzistojë opozita që nuk bie dakord me të dhe arrin deri këtu sa korrupton një drejtor kundërzbulimi dhe për të luftuar opozitën. Pse AliBasha i pari që duhej të ngrihej në këmbë, pse nuk reagoi këto ditë? Pse nuk reagoi z. Basha? Apo mos vallë vuan nga sindromi i Stokholmit? Kjo është e gjithë çështja”, u shpreh Noka në emisionin “Publikisht”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




