Bordi i ushqimeve në Gjykatën Kushtetuese, Sula: Të shfuqizohet, nuk mbron konsumatorët

Politikë | 4 vite më parë

Gjykata Kushtetuese po shqyrton këtë të martë padinë e Partisë Demokratike, dorëzuar nga deputeti Dashnor Sula, për shfuqizimin e Bordit të Ushqimeve. Në një komunikim për mediat, Sula u shpreh se ky Bord, sipas tij nuk ka mbrojtur konsumatorët. Deputeti i konsideroi nismat e qeverisë si “thërrime” për qytetarët të cilët po vuajnë pasojat e rritjes së çmimeve, ndikuar nga lufta në Ukrainë.

“Kjo qeveri absolutisht nuk ka sjellë asnjë risi dhe nuk ka mbrojtur konsumatorët. Nuk dua të ndikoj në vendim, por pashë një përgjegjshmëri nga Gjykata Kushtetuese në trajtimin e kësja çështje dhe kam bindje se do triumfojë drejtësia dhe kjo është në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Politikat e kësaj qeverie nuk i ndihmojnë qytetarët. Nismat e qeverisë janë thjeshtë thërrime”, tha Sula.

Bordi i ushqimeve hyri në fuqi më 1 prill të 2022, me qëllim monitorimin e çmimeve të produkteve të shportës, pas rritjes së pakontrolluar të çmimeve të ushqimeve. Më 14 shtator të 2022, Partia Demokratike çoi në kushtetuese një kërkesë për të shfuqizuar vendimin e Qeverisë, me argumentat se ky bord është abuziv dhe nuk përfaqëson interesat e qytetarëve.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme