Meta takim me Berishën në selinë blu: Rama korrupton zyrtarë të lartë kundër demokracisë! Protestojmë kundër këtij regjimi

Kryetari i Partisë së Lirisë ka shkuar këtë të hënë (30 janar) në selinë blu për t’u takuar nga afër me Kreun e Partisë Demokratike zgjedhur nga procesi i Rithemelimit, Sali Berisha. Pas takimit, kreu i Partisë së Lirisë në një prononcim për media, ka përsëritur thirrjen e protestave si të vetmen mënyrë për rrëzimin e qeverisë Rama.
Pas akuzave të artikuluara prej ditësh për lidhjen e kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarin e arrestuar të FBI Charles McGonigal, Meta deklaroi se qeveria Rama është e korruptuar në çdo qelizë, dhe kjo sipas tij, përbën kërcënim për vendin.
“Do ecim në rrugën e protestave dhe zgjedhjeve dhe do i japim fund këtij regjimit të korruptuar në çdo qelizë që nuk është kërcënim vetëm për vendin tonë. Rama korrupton zyrtarë të lartë kundër demokracisë, do protestojmë”, tha Meta.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




