Çështja “Babale”, Gjykata e Apelit shtyn sërish seancën gjyqësore për Ervin Salianjin

Politikë | 4 vite më parë

Gjykata e Apelit Tiranë ka shtyrë sërish seancën gjyqësore ndaj deputetit Ervin Salianji lidhur me çështjen “Babale”, ku demokrati është akuzuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për kallëzim të rremë.

Sipas njoftimit për media, shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e një prej anëtarëve të trupit gjykues. Apeli nuk ka dhënë një datë për mbajtjen e seancës së radhës.

“Ne vijim te komunikimeve mbi veprimtarine e Gjykates se Apelit Tirane, ju njoftojme se: Sot me date 30.01.2023 ora 13:30, eshte planifikuar seanca gjyqesore e ceshtjes penale ndaj te pandehurve Ervin Salianji, etj.  Ju komunikojme se dhe sot per arsye objektive nje nga anetaret e trupit gjykues nuk do te jete i pranishem. Ne kushtet e mesiperme, seanca gjyqesore nuk do te mund te zhvillohet.  Dita dhe ora e seances se ardhshme do te komunikohet sapo te caktohet”, thuhet në njoftim

Salianji u shpall fajtor për veprën penale kallëzim i rremë në lidhje me çështjen “Babale”. PD e ka protestuar jo pak herë vendimin e shkallës së parë që e shpalli Salianjin fajtor për shpifje duke e dënuar me 1 vit burg. Sipas PD, prokurorët dhe gjyqtarët janë të kapur nga qeveria dhe se kjo e fundit kërkon t’i heqë mandatin Salianjit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme