Sulmi terrorist në Jerusalem/ Ministria e Jashtme: Të shokuar! Neveri ndaj akteve të tilla kriminale

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar për sulmin terrorist në një Sinagogë në Jerusalem, ku mbetën të vrarë 7 persona dhe u plagosën 3 të tjerë.
Përmes një postimi në Twitter Ministria ka dënuar sulmin, ndërsa ngushëllon familjet e viktimave.
“Të shokuar nga sulmi i tmerrshëm terrorist në një Sinagogë të Jerusalemit. Fakti që ky sulm ndodhi në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaust-it e shton akoma edhe më shumë neverinë që ndjejmë ndaj akteve të tilla kriminale. Lutjet tona shkojnë për familjet e viktimave dhe për të lënduarit e këtij sulmi”, thuhet në reagimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




